MEMOARI NR. 84: Mustafa Dauti shpëtimtari im, i BFI-së dhe i gjithë muslimanëve në RM

Mustafa Dautin e kisha përdorur edhe si karrem për t’i kapur të gjithë ata që nuk ma donin të mirën mua, BFI-së dhe mbarë mysimanëve të vendit. E pata porositur që të gjejë disi mënyrën dhe të kacafytej me Afrim Tahirin, i cili, gjithnjë e më shumë po bëhej xheloz i padurueshëm për faktin që tashmë te unë më i afër ishte Mustafa se ai. Kjo e brengoste shumë Afrimin, prandaj edhe mjeti më i lehtë për të eksploduar ishte Mustafa Dauti, komshiu i tij i parë. E pata porositur që ta komprementojë, të gjejë një mënyrë dhe të vepronte në emër të Afrim Tahirit deri sa të dilte dikush e ta shpulloste. Këtu ra nga peovimi Mustafa, sepse, kishte gjetur një njeri, përmes të cilit nuk ia kishte mësyrë komprementimin e Afrimit por pasurimin e vetes. E kishte rjepur njeriun në emër të Afrim Tahirit. Mustafa Mutlluxhanin, turkun nga Austria, e kishte sjellë në derexhe të kapitulimit, kurse vetë kishte arritur që ta shnukë mirë. Në fakt, edhe ai kishte menduar se Mustafa Mutlluxhani do të gjente ndonjë njeri që do ta shpulloste Afrimin ndaj edhe nuk kishte tentuar që të gjejë ndonjë tjetër brenda Maqedonisë.  Për ta bindur Afrim Tahirin që t’ia lë organizimin e haxhit këtij turku, ai do të duhej që ta korruptonte Afrim Tahirin me xhip, me furgon, me ndihma humanitare, me kesh para, me pushime verore në resortin e tij dhe, të gjitha këto të beheshin në emër të Afrimit por përfitimi të shkonte në emër të Mustafa Dautit. Kjo lojë u luajt për mrekulli deri në momentin kur turku kishte rënë në adresë të Afim Tahirit dhe kur i kishte shkruar letër. Pas këtij momenti, gjithçka do të shkojë ters, në fakt do të shkonte ashtu siç e kisha projektuar unë. Afrimi do të rrebelohej, do të hidhërohej me Mustafën, me mua dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, pikërisht në momentin kur të gjithë i kisha bindur se ai o do të më eliminojë me qëllim që vetë të vijë në krye të BFI-së. Loja na shkoi për mrekulli, kurse Afrimi i dha shenjat e fundit te jetës në BFI, duke këruar nga unë në mënyrë ultimative, ose ta shkarkoj Mustafa Dautin ose të largohej ai. Unë deshta që loja të shkojë edhe pak më gjatë, e largova nga zyrja (por jo nga lista e pagave mujore) Mustafa Dautin, kurse e riktheva Afrim Tahirin. Në këtë poziitë Afrim Tahiri nisi t’i tregojë kafshëritë e tij që i kshte në stomak! Nisi të më bllokojë mua, ndërsa unë kisha menduar se ai tani, për inatë të Mustafa Dautit do të punonte edhe më shumë për mua. Në perspektivë të përfitimeve e kishim oborrin e Komunalecit, truallin në Kala të Shkupit, xhaminë në Tophanë dhe disa bono me vlerë!  Në të gjitha këto, Afrim Tahiri, kishte nisur të shprehte inat dhe kërkonte që të realizoheshte konform ligjeve të vendit si dhe rregulloreve të BFI-së. Këtu e pashë që ai do ta bankrotojë edhe Sulejman Rexhepin, edhe BFI-në por edhe të gjithë myslimanët e vendit. Më kot u mundova që ta bind se ishte në gabim. Më kot u mundova që t’i jap shenja se është nën vëzhgimin tim dhe se i di të gjitha planet e tij për të më penguar mua në realizimin e projekteve të mia.

Kisha vetëm një hall. Druaja se ai e kishte përkrahjen absolute të ndërkombëtarëve, sepse më tepër e respektonin atë se mua. Në momentin kur doli raporti amerikan mbi vizat e shitura të haxhit, thashë më vete, ky do të jetë momeni kur do të komprementohet Afrimi dhe kur do të ngatërrohej me ndërkombëtarët. E futa në lojë, e kërkova ndihmën e tij që ta demantonte raportin amerikan dhe ta shpjegonte sa më mirë dhe në mënyrë sa më bindëse çka është shitja e vizave! Afrimi iu fut kësaj aventure, e kreu me shumë sukses detyrën por, nga ana tjetër, nuk e hetoi se u hasmërua me amerkanët të cilëve ua mohoi raportin. Këtu e ngula. Unë paratë në xhep ndërsa Afrim Tahiri u komprementua sikur vetë ai po dëshironte ta fshehë hajninë që ishte bërë në BFI.  Po nuk kanë thënë kot “So bejleri k… ne meri”!

 

(Memoari i radhës: U përpoqa t’i ndaj por u dogjën në paket)

ditari

Leave a comment